Kanadaja do t’i bashkohet Eurovisionit nga viti 2027
Kanadaja do të bashkohet me konkursin e këngës në Eurovision në vitin 2027, duke u bërë pjesëmarrësja e parë e re që nga Australia në vitin 2015, kanë njoftuar organizatorët.
Pjesëmarrja nuk është e kufizuar vetëm në vendet në Evropën gjeografike dhe përkundrazi është e hapur për të gjithë anëtarët e Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU), të cilit Kanadaja iu bashkua javën e kaluar. Australia është një anëtare e asociuar, shkruan TheGuardian.
EBU dhe transmetuesi publik kanadez CBC njoftuan të mërkurën se Kanadaja do të dërgojë një përfaqësues në konkursin e vitit 2027, i cili do të mbahet në Bullgari në muajin maj. Njoftimi u bë në Ditën e Kanadasë, një festë kombëtare.
Presidentja e CBC-së, Marie-Philippe Bouchard, tha se pjesëmarrja “do t’u mundësojë talenteve kanadeze të shfaqen në një nga skenat muzikore më prestigjioze në botë”.