Ja e veçanta e “Çika e Diasporës” ardhur nga Mejreme Kurti [Video]
Një artiste me vite e vite në skenë e mjaft e kërkuar. Kjo është këngëtarja Mejreme Kurti ku sapo ka publikuar projektin më të ri muzikor me titull " Çika e Diasporës".
Kjo këngë ka si bashkëpunëtorë nga teksti që është shkruar nga autorja Hyrie Mustafa me muzikë dhe orkestrim punuar nga Arben Bytyqi dhe klipi mjaft i përshtatur realizuar nga Produksioni Blin Art, Jetmir Sejdiu.
Por një këngë jo vetëm që të sjell melodi të bukur me zërin e ëmbël të artistes me origjinë nga Mati por ka edhe një veçanti ku në klip merr pjesë një familje mjaft e dashur ku vetë Mejreme ka kënduar në gëzimin e tyre familjar, bëhet fjalë për familjen Aliu.
Nëse e shihni videoklipin e vini re dhe dy çikat bukuroshe, dhe prindërit e tyre nënën dhe babain, duke e bërë idenë e këngës vizualisht më reale.
Tashmë edhe në kanalin muzikor youtube me emrin e vetë Mejreme Kurti mund tê ndiqni e të shikoni të gjitha prodhimet e saja muzikore.
