“Djali po flet falë ndihmës së Pandorës”, këngëtarja s’i ndal dot lotët pas fjalëve të Selvijes

“Djali po flet falë ndihmës së Pandorës”, këngëtarja s’i ndal dot lotët pas fjalëve të Selvijes

Showbiz May 25, 2026 - 10:10

Këngëtarja e njohur Pandora ka ndarë një rrëfim prekës dhe tejet të sinqertë gjatë emisionit “1 Kafe me Labin”, ku ka sqaruar raportin e saj me Shpat Kasapin dhe bashkëshorten e tij, Selvijen. Pandora tregoi se ndërsa me Shpatin njihej prej dy dekadash, Selvijen nuk e kishte takuar asnjëherë më parë. Gjithçka nisi nga një telefonatë e një shoqeje të përbashkët, e cila i kërkoi ndihmë Pandorës për të mbështetur familjen në një moment të vështirë.

Pandora pranoi se kishte ndier keqardhje të madhe për Selvijen, e cila ishte gjykuar padrejtësisht nga publiku pas ndarjes nga jeta të Shpatit. Megjithatë, sapo e takoi dhe bisedoi me të, këngëtarja ndryshoi tërësisht përshtypje, duke e cilësuar atë si një grua jashtëzakonisht të fortë.

“Lum ai djalë për nënën që ka,” u shpreh Pandora, e cila i ka kushtuar edhe një këngë djalit të Shpatit, Roelit të vogël, të cilën e interpretoi për herë të parë premierë në studio.

Nga ana tjetër, Selvija ka zgjedhur t’i shprehë mirënjohjen e saj publike Pandorës përmes një letre rrëqethëse, ku e quan atë “drita jonë” në mes të dhimbjes së madhe për humbjen e Shpatit.

Përmes këtij mesazhi, Selvija tregoi se falë ndihmës dhe mbështetjes së Pandorës, Roeli i vogël ka arritur të vazhdojë terapinë e stimulimit dhe kopshtin. Ajo u shpreh e lumtur që sot po e dëgjon zërin e të birit çdo ditë e më shumë.

Në letrën e saj, Selvija theksoi se do t’i jetë gjithmonë mirënjohëse Pandorës për dashurinë, kujdesin dhe dorën e ngrohtë që u zgjati atëherë kur kishin më së shumti nevojë. Ndihma e këngëtares ka qenë vendimtare në trajtimin mjekësor të djalit, i cili nuk fliste, por që sot, falë terapive të mundësuara, po bën hapa të mëdhenj përpara. /Prive By Liberta Spahiu

@1kafemelabin_lg Selvia e Shpatit falënderon Pandora'n përmes letrës së saj. #1kafemelabin #youtube #viral #shpatkasapi #pandoraofficial ë original sound - 1 kafe me Labin