Ylli i repit Rob Base ndërron jetë në moshën 59-vjeçare pas betejës me kancerin

Ylli i repit Rob Base ndërron jetë në moshën 59-vjeçare pas betejës me kancerin

Showbiz May 24, 2026 - 18:52

Rob Base, i njohur për hitin ikonik të hip-hopit “It Takes Two”, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare pas një beteje private me kancerin.

Lajmi u konfirmua nga familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale.

Reperi amerikan, emri i vërtetë i të cilit ishte Robert Ginyard, u bë i famshëm në fund të viteve të 80-ta së bashku me partnerin e tij muzikor DJ EZ Rock, shkruan BBC.

Kënga e tyre “It Takes Two” u kthye në një nga himnet më të njohura të hip-hopit dhe pati sukses të madh edhe në listat pop dhe klubet muzikore.

Hiti i famshëm u përdor ndër vite në filma, videolojëra dhe u përpunua nga artistë të njohur si Snoop Dogg dhe Black Eyed Peas.

Pas lajmit për vdekjen e tij, figura të njohura të muzikës dhe sportit publikuan mesazhe prekëse në nder të artistit. /telegrafi