Raportohet se Dua dhe Callum kanë caktuar datën e martesës, zgjedhin vendin unik për dasmë

Raportohet se Dua dhe Callum kanë caktuar datën e martesës, zgjedhin vendin unik për dasmë

Showbiz April 22, 2026 - 15:30

Dua Lipa dhe Callum Turner duket se kanë vendosur të ecin drejt altarit.

Çifti i famshëm raportohet se ka prerë mendjen për martesë dhe ajo do të realizohet së shpejti.

Mediat italiane raportojnë se Dua dhe Callum kanë qëndruar për disa ditë në Palermo të Italisë, ku kanë bërë përgatitjet e para për dasmën e tyre, që pritet të zhvillohet mes 5 dhe 7 shtatorit 2026.

Sipas mediave, hoteli prestigjioz, Villa Igiea, është rezervuar i tëri për të pritur këtë ngjarje të madhe. Raportohet se Dua këto ditë është takuar edhe me planifikuesen e njohur të dasmave, Alessandra Grillo, e cila ka vendosur vulën në dasmat e shumë figurave publike dhe VIP-ave.

Ende as Dua e as Callum nuk janë deklaruar për këtë çështje.