Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ Gimbon

Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ Gimbon

Showbiz April 20, 2026 - 19:49

Pasi u shpall fituese e edicionit të sivjetmë të BBVA-së, Selin Bollati ka reaguar në rrjetet sociale, duke thyer heshtjen pas kurorëzimit të saj si fituese.

Ajo ka publikuar një shkrim të gjatë dhe emocional, ku ka ndarë ndjesitë dhe përjetimet e saj gjatë rrugëtimit 120-ditor në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Përveç këtij postimi, Selin ka ndarë edhe një tjetër në Instagram, këtë herë në krah të DJ Gimbo-s, me të cilin krijoi një lidhje brenda shtëpisë.

Me sa duket, ajo nuk ka dashur t’i lërë fansat në paqartësi lidhur me raportin e tyre, duke publikuar një fotografi ku shihet DJ Gimbo duke i dhuruar një puthje në faqe.

“Vijon…”, ka shkruar balerina në përshkrimin e postimit, duke lënë të kuptohet se historia e tyre ende nuk ka përfunduar.