Ndeshja historike Kosovë - Turqi shtyn spektaklin e Big Brother Albania
Foto: Laura Hasani

Ndeshja historike Kosovë - Turqi shtyn spektaklin e Big Brother Albania

Showbiz March 30, 2026 - 15:39

Big Brother VIP Albania do të zhvendoset për të mërkurën, për shkak të ndeshjes Kosovë – Turqi, e cila luhet nesër me fillim të orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Top Channel bën me dije se Prime do të mbahet të mërkurën.

Në nominim janë Mali, Edisa dhe Shëndriti, pasi ky i fundit hapi Kutinë e Pandorës. Tashmë mbetet e mërkura për të mësuar se cili do të jetë banori më pak i votuar nga publiku dhe për pasojë do të eliminohet nga gara.