
Shyhrete Behlulit i vdes nëna
Showbiz
January 30, 2025 - 09:12
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka humbur personin e zemrës.
Këngëtarja ka njoftuar se sot i ka vdekur nëna e saj, transmeton Zeri.info.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Nana jone. Varrimi do të bëhet më 30.01.2025 në ora 15:00 në varrezat e Fshatit Mushtisht. Nënë, mungesa jote është dhembja më e madhe, por dashuria dhe kujtimet e tua do të mbeten përgjithmonë në zemrën time”, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale. /Zëri
