
Për herë të parë, Shqipëria favorite për të fituar Eurovisionin 2025
Si rrallëherë kënga e Shqipërisë në Eurovision këtë vit është në mesin e këngëve potenciale për të fituar festivalin evropian të këngës.
Një numër i madh i ndjekësve të Eurvisionit, janë duke e llogaritur këngën “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, si potencialisht fituese të edicionit të 69-të të Eurovisionit, i cili këtë vit mbahet në Basel të Zvicrës.
Në aplikacionin i cili mbledh votat e publikut për këngët e Eurovisionit, kënga shqiptare aktualisht është e treta si ndër më të votuarat me 95267 pikë të grumbulluara nga fansat e Eurovisionit që janë përdorues të aplikacionit “My Eurovision Scoreboard”, ku në vendin e parë është Austria dhe të dytin Finlanda, shkruan Zeri.info.

Kënga e Shqipërisë “Zjerm” nga Shkodra Elektronike pritet të publikohet me videoklip këto javë, ndërsa kënga e cila u zgjedh që nga dhjetori, ka marrë vlerësime pozitive nga komuniteti i Eurovisionit.
Vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua nga Besa Kokëdhima me këngën "Titan", por nuk arriti të kalonte në finale.
Eurovision këtë vit mbahet në Basel të Zvicrës më 13,15 dhe 17 maj dhe në garë janë 37 shtete. /Zëri