Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Showbiz March 13, 2025 - 20:29

Xheneta Fetahu është futur në shtëpinë e famshme, Big Brother VIP.

Në kuadër të sfidës së mos-reagimeve, banorëve nuk iu lejohet të bëjnë asnjë veprim.

Ish-banorja e Big Brother Kosova ka qenë shumë e përfolur brenda për shkak të raportit të saj me Gjestin.

Këtë me siguri që nuk e ka pritur as vet ai, pasi u shpreh disa herë se e ka lënduar e keqtrajtuar.

Xheneta në ndërkohë doli drejt në oborr, ku po qëndronin një pjesë e banorëve të këtij formati.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të reagojë konkurrenti nga Kosova.

Gjesti duhet theksuar se ka mbyllur çdo raport me të që kur doli nga Big Brother i Kosovës.