Bebe Rexha publikon pamje duke u nisur për në Kosovë: Jemi duke ardhur

Bebe Rexha publikon pamje duke u nisur për në Kosovë: Jemi duke ardhur

Showbiz July 23, 2024 - 12:40

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vjen për herë të parë në Kosovë.

Ajo këtë e ka bërë të ditur vetë përmes rrjeteve sociale.

“Kosovë, ne po vijmë”, shkroi Rexha në një story në “Instagram”.

Ajo do të performojë në ngjarjen më të madhe kulturore në vend, “Sunny Hill Festival”.

Ajo këto ditë ka qenë duke shijuar pushimet në Mykonos të Greqisë, gjersa ditën e sotme (e martë) është nisur për në Kosovë.