AliExpress përdor imazhin e Shyhrete Behlulit për shitje të fustaneve

AliExpress përdor imazhin e Shyhrete Behlulit për shitje të fustaneve

Showbiz July 05, 2024 - 14:46

Këngëtarja Shyhrete Behluli pos për këndim, shquhet edhe për fustanet e bukura me të cilat paraqitet në dasma e koncerte të ndryshme.

E një prej tyre po përdoret për reklamim nga kompania gjigante e porosive online, AliExpress.

“Fustan luksoz mbrëmjeje me mëngë të gjata Iluzioni me rruaza V me jakë saten Veshje femrash me çokollatë një linjë. AliExpress me mijëra marka dhe miliona produkte, shkarkoni dhe merrni zbritje ekskluzive brenda aplikacionit”, thuhet në përshkrimin sipër fotografisë së Shyhretes.

Gjithsesi, nuk dihet nëse fustani i Shyhretes i takon realisht AliExpress-it, por një gjë është e sigurt, ajo shkëlqen në çfarëdolloj veshjeje.

Image