Ermal Fejzullahu befason publikun në Zone Club

Ermal Fejzullahu befason publikun në Zone Club

Showbiz August 02, 2023 - 15:37

Tani që jemi në sezonën e verës, netët e gjata me muzikë live dominojnë skenën e jetës së natës gjithandej nëpër Kosovë. Çdo ditë shohim posterë nga klubet e paralajmërime nga këngëtarët se ku do të performojnë sonte, nesër, e ditëve në vijim.

Në Zone Club, po ndodh një fenomen tjetër, përveç performancës nga yjet më të suksesshme të muzikës, qe dy here radhazi po ndodhin befasi për publikun.

Mbrëmë derisa publiku po argëtohej nën tingujt e hiteve të Tayna në Zone Club, ndodhi ajo që askush nuk e priti, Ermal Fejzullahu doli në skenë dhe ‘e kalli nejën’.

Këtë fenomen nuk është që e kemi pare kaq të shprehur në clube tjera, ndërsa në Zone sivjet ndodhi për të dytën here brenda pak netëve, hera e pare ishte shfaqja e Buta’s si musafir special i Era Istrefit. Për dallim nga Ermali, Buta edhe ishte paralajmëruar pak orë para nejës nga vetë Era, por sdo që të jetë, në plan nuk ishte që ai të performonte bashkë me të, më shumë u bashkangjit si musafir surprizë.

Kujtojmë se sivjet Zone Club feston 13-vjetorin e themelimit. Për plot 13 vjet Zone është dëshmuar në lidere të jetës së natës, duke ofruar program të shkëlqyeshëm në tri zhandre të muziës; Live, Hip Hop & RNB dhe Muzikë Elektronike.

Për t'i blerë biletat ose për të rezervuar tavolina, vizitoni https://zoneclub.al