Dua Lipa në përgatitje të turneut “Future Nostalgia

Dua Lipa në përgatitje të turneut “Future Nostalgia", shfaqet në veshje sportive nga salla e koncerteve

Showbiz January 25, 2022 - 17:10

Dua Lipa po bëhet gati për turneun e saj të ardhshëm “Future Nostalgia”, i cili pritet të nis më nëntë shkurt.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore tashmë ka nis përgatitjet përfundimtare dhe disa imazhe që e dëshmojnë këtë ka ndarë së fundmi ajo përmes një postimi në Instagram.

Në foto që solli për miliona fansa, Dua shihet e veshur thjeshtë, por me shumë stil teksa qëndron ulur e vetme në një sallë koncertesh.

Image

E veshur me një pallto blu të kombinuar me çantë me po të njëjtën ngjyrë, pantallona të bardhë dhe atletet të kuqe, Dua përfundoj pamjen me një palë syze të zeza.

“16 ditë!!! Kush po vjen për të parë turneun Future Nostalgia”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazheve.

Image

Ndërkohë, përmes një postimi që bërë në InstaStory, Dua tha se ndjenë keqardhje që i duhet të anuloi koncertet në Montereal dhe Toronto që ishin planifikuar të mbaheshin më 25 dhe 27 korrik.

Ndryshe, kujtojmë që kohë më parë u raportua që ylli i hiti “Levitating” i ka dhënë fund lidhjes me modelin, Anwar Hadid.