Superman: Publikohet imazhi i parë i David Korenswet si superhero

Superman: Publikohet imazhi i parë i David Korenswet si superhero

Showbiz May 08, 2024 - 21:13

James Gunn, bashkë-CEO i DC Studios dhe regjisor i filmit “Superman”, ndau një pamje të parë nga David Korenswet në rolin e superheroit të famshëm.

Zbulimi u bë përmes platformës Threads, me Gunn duke u thënë fansave që të “përgatiteshin” për premierën e filmit më 11 korrik 2025 dhe duke publikuar një foto të plotë të Korenswet  si Superman. Imazhi e tregon atë të ulur dhe duke veshur çizmet e tij ndërsa një ngjarje tronditëse ndodh jashtë.

“Superman”, i njohur më parë si “Superman: Legacy”, do të jetë filmi i parë në “Kapitulli 1: Zotat dhe përbindëshat” i DCU-së së rinovuar, por definitivisht nuk është një histori e origjinës së superheroit, pasi do të shfaqë dhe personazhe të tjerë.

Projekti do të përfshijë gjithashtu Nathan Fillion si Green Lantern, Eddie Gathegi si Mister Terrific, Isabella Merced si Hawkgirl, Anthony Carrigan si Metamorpho, Maria Gabriela de Faria si Inxhinieri dhe më shumë. Gunn konfirmoi se këta aktorë do të luajnë të njëjtat role në projekte të tjera të DCU. /abcnews