Këngëtari suedez me origjinë palestineze paraqitet me “kefije” në gjysmëfinalen e Eurovizionit

Këngëtari suedez me origjinë palestineze paraqitet me “kefije” në gjysmëfinalen e Eurovizionit

Showbiz May 08, 2024 - 19:26

Këngëtari suedez me origjinë palestineze, Eric Saade, që u paraqit në hapjen e gjysmëfinales që mbahet në kuadër të konkursit të këngës “Eurovizion 2024” që do të zhvillohet më 11 maj në Suedi, këndoi këngën e tij me “kefijen” palestineze.

Gjysmëfinalja e parë e konkursit të këngës “Eurovizion 2024” u mbajt në Arena në qytetin Malmö të Suedisë. Këngëtari suedez me origjinë palestineze, Saade, i cili ka fituar vendin e tretë me këngën e titulluar “Popular” në konkursin ku mori pjesë në vitin 2011 në emër të Suedisë, në hapjen e organizuar para gjysmëfinales performoi këngën e tij me kefijen palestineze të vendosur në kyçin e tij.

Një zëdhënës nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) tha në një deklaratë se konkursi ishte një shfaqje e drejtpërdrejtë televizive dhe tha se “Të gjithë artistët janë informuar për rregullat e konkursit dhe na vjen keq që Eric Saade preferoi të heqë dorë nga natyra jopolitike e aktivitetit”. – Do të mbahen dy protesta të mëdha për bojkot ndaj Izraelit

Konkursi i këngës “Eurovizion 2024” i cili do të zhvillohet më 11 maj nën organizimin e EBU dhe televizionit shtetëror suedez SVT, do mbahet për të herë të 3-të në qytetin Malmö pas viteve 1992 dhe 2013.

Konkursi i cili për herë të fundit u mbajt në vitin 2016 në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, do të zhvillohet për herë të 7-të nën organizimin e Suedisë.

Grupi Suedez i Palestinës në një deklaratë më parë ka njoftuar se do të protestohet kundër pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin e këngës “Eurovizion 2024” në qytetin Malmö më 9 dhe 11 maj. Më tej në deklaratë thuhet se në protestë do të performojnë edhe artistët vendas me emrin “Konkursi i Këngës pa Gjenocid”. /Anadolu