Një vit burgim menaxherit të Taynas

Një vit burgim menaxherit të Taynas

Showbiz November 03, 2021 - 12:51

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur fajtor Rinor Hykollin, menaxherin e këngëtares Tayna, duke i shqiptuar një vit burgim efektiv.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i njëjti akuzohet nga prokuroria se me dashje për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme, në diskotekën “Stop” në Gjilan, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami, duke e goditur me dorezën e armës në pjesën e prapme të kokës e më pas e ka goditur edhe me grushte.

“Me datë 22 korrik 2021, rreth orës 00:40 minuta në diskotekën “Stop” në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme, me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L. B., ashtu që fillimisht e godet në pjesën e prapme të kokës me dorëzën e revoles, mjet ky i rrezikshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore, e më pas me grushte e godet në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar ndrydhje të indeve të buta dhe plagë ndrydhëse qarëse, me ç’rast i dëmtuari ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional të Gjilanit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, raporton Zeri.info

Me këto veprime, Gjykata konstaton se i akuzuari ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, gjyqtari i vetëm gjykues në Departamentin e Përgjithshëm, ka shqiptuar dënim prej 1 viti burgim, të cilin dënim do të vuaj i akuzuari pas plotfuqishmërisë aktgjykimit. /Zëri