Ngrihet aktakuzë ndaj menaxherit të këngëtares Tayna

Ngrihet aktakuzë ndaj menaxherit të këngëtares Tayna

Showbiz November 01, 2021 - 10:57

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, Rinor Hykolli dhe Sh.Xh., për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Rinor Hykolli, i cili njihet si menaxher i këngëtares Tayna, më 22 korrik 2021, rreth orës 00:40 minuta, në diskotekën “Stop”, në Gjilan, me dashje dhe me përdorimin e dhunës, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., duke e goditur me dorezë të revoles në pjesën e pasme të kokës e më pas e ka goditur me grushte në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat i njëjti ka kërkuar tretman mjekësor.

“I pandehuri R.H., sipas kërkesës së Prokurorisë, gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 03 nëntor 2021 dhe me rastin e ngritjes së aktakuzës është propozuar që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit. Ndërsa, i pandehuri Sh.Xh. me dashje ka ndihmuar në kryerjen e kësaj vepre penale, ashtu që me marrëveshje paraprake me të pandehurin R.H., e thërret të dëmtuarin L.B., duke e dërguar në vendin ku është kryer vepra penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri