Janë në pritje të një tjetër vajze së bashku, Valdrin Sahiti me dedikim emocional për bashkëshorten

Janë në pritje të një tjetër vajze së bashku, Valdrin Sahiti me dedikim emocional për bashkëshorten

Showbiz July 04, 2021 - 10:46

Ata janë prindër të një vajze trevjeçare të quajtur, Bella.

Fjala është për kreatorin e njohur Valdrin Sahiti dhe për bashkëshorten e tij, Edita Ramadanin, të cilët tashmë janë në pritje të një tjetër fëmije.

Stilisti i njohur shqiptar së fundmi ka bërë një dedikim për partneren, gjersa po ashtu ka realizuar një kostum të veçantë për të.

“Ti tashmë e di këtë vend mirë. Është saktësisht ku unë punoj në kukullat që të bëjnë të ëndërrosh çdo ditë. Sot, lumturia ishte puna me këtë grua të mrekullueshme që duket si kukull, e që do ta sjellë në jetë një tjetër dashuri”.

“S’mund të jem më i lumtur se me këto tre ‘kukulla’ në jetën time. Uroj që vajzat e mia të jenë të lumtura dhe të bukura si nëna e tyre që qëndron krah meje çdo ditë. Të dua mama”, kanë qenë fjalët e Sahitit.

Çifti ndërkaq u martuan në shtator të vitit 2017 në një ceremoni luksoze në Las Vegas.

Bashkë janë në pritje të një tjetër vajze.