Shumë kreative: Dua shkëlqen nga shtëpia me performancë në emisionin e Jimmy Fallon

Shumë kreative: Dua shkëlqen nga shtëpia me performancë në emisionin e Jimmy Fallon

Showbiz April 09, 2020 - 18:58
Lajmet e fundit nga showbizi

Edhe këngëtarja Dua Lipa e ka ndërprerë veprimtarinë e saj dhe është duke qëndruar në shtëpi gjatë kësaj pandemie, mirëpo ajo po gjen mënyra për të qenë më afër publikut, transmeton Gazeta Metro.

Edhe emisionet të tilla si i Jimmy Fallon janë duke u realizuar nga shtëpia, kështu që së fundmi Dua ka qenë e ftura dhe pa dhuruar një përformancë të shkëlqyer.

Ajo performoi këngën “Break My Heart” të cilës ishte munduar të i bënte disa efekte vizuele që të duket si spot.

Pa dyshim se ajo shkëlqeu në maksimum dhe kjo video mori shumë shikime.