Nga Mrekullia në qelinë 7, ‘Memo’ në sezonën e 5-të të La Casa de Papel

Nga Mrekullia në qelinë 7, ‘Memo’ në sezonën e 5-të të La Casa de Papel

Showbiz April 09, 2020 - 18:50

Aras Bulut Iyenmeli merr ofertë nga producentët e serialit të La Casa de Papel.

Nga Içerde, duke vazhduar më pas tek Cukur e së fundmi edhe me performancën e tij në filmin “Mrekullia në Qelinë 7” duket se aktorin do ta shohim edhe më tutje në Netflix.

Pas një super performance në këtë film i cili u bë një ndër filmat më të shikuar në “Netflix” duket se producentët e kësaj kompanie si dhe serialit të famshëm “La Casa de Papel” kanë menduar për ta sjellë si një “freski” aktorin turk.

Sipas raportimeve të fundit brenda kësaj kompanie, është mësuar se Aras Bulut do të vijë në sezonën e 5-të duke i dhënë jetë personazhit me emrin “Istanbul”.

Menaxheri dhe aktori duket se e kanë shqyrtuar ofertën e “Netflix” duke i dhënë përgjigje pozitive.

Por, mbetet të shihet se sa do të përshtatet aktori me shesh xhirimet e me gjuhën spanjolle.

Fansat padyshim se e kanë mirëpritur këtë lajm, të cilët kanë filluar menjëherë shpërndarjen e këtij lajmi.