Pozoi në plazh, ndjekësi i ‘vërsulet’ Arbanës: Me çfarë lloj leje dole ti?

Pozoi në plazh, ndjekësi i ‘vërsulet’ Arbanës: Me çfarë lloj leje dole ti?

Showbiz April 09, 2020 - 16:41

Arbana iu përgjigj ndjekësit, i cili e pyet se ku e mori lejën për të dalë në plazh.

Arbana Osmani në këto ditë të izolimit është shumë aktive me postime në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së sotme, moderatorja publikoi një fotografi, në të cilën shfaqet buzë detit, ndërsa pranë saj nuk shihej asnjë njeri.

Arbana kishte veshur një palë pantallona të bardhë dhe një këmishë blu, ndërsa dukej e lumtur teksa po merrte rreze dielli.

Fotografia e saj mori komente të shumta, por në sy të bie një që e pyeti se ku mori leje për të dalë në plazh gjatë kësaj dite.

“Me ca lloj leje dole ne plazh ti daki? he ta dine dhe njerzit e thjesht??! apo gazetare gjoja”, i shkruan ndjekësi.

Ndërsa, përgjigja e Arbanës ishte e menjëhershme, duke ia kthyer “Kam shtepine ketu”.

Image