Agron Peni publikon albumin ‘Home’

Agron Peni publikon albumin ‘Home’

Showbiz April 09, 2020 - 11:41

Artisti i njohur shqiptar Agron Peni ka publikuar albumin e titulluar “Home”, shkruan Zëri.info.

Ai ka bërë të ditur se albumi është publikuar në të gjitha adresat online falë kompanisë spanjolle “Publimaster”.

“Albumi 'Home' sapo u publikua në të gjitha adresat online falë kompanisë spanjolle 'Publimaster', e cila promovon muzikën time ndërkombëtarisht”, ka thënë ai.

Peni ndër të tjera ka treguar detaje rreth albumit duke treguar që këto ditë e ka parë të arsyeshme publikimin e tij

“'Home' është një album solo kitarë, i saporealizuar në këtë periudhë izolimi, përmban 10 pjesë instrumentale, përpunime dhe krijime origjinale, i realizuar bashkë me video në shtëpinë time, të cilat do të shpërndahen ditëve në vijim në kanalin tim në 'Youtube', si dhe në rrjetet sociale, ndërsa blerja e tij njëherë përnjëherë mund të bëhet vetem online në adresat e shitjes. Për të qenë sa më afër audiencës, sidomos në këtë periudhë në të cilën po kalojmë të gjithë nga pandemia COVID-19”. /ZERI

Image