Pink flet për natën e tmerrit: Djali kishte temperaturë, unë nuk merrja dot frymë

Pink flet për natën e tmerrit: Djali kishte temperaturë, unë nuk merrja dot frymë

Showbiz April 09, 2020 - 11:19

Këngëtarja e famshme Pink dhe djali i saj u infektuan me virusin vdekjeprurës COVID-19, por fatmirësisht janë shëruar plotësisht.

Në një intervistë për “The Ellen DeGeneres Show” Pink tregoi se si gjërat filluan të përkeqësoheshin kur djali i saj 3-vjeçar filloi të ankohej për “dhimbje gjoksi” dhe për vështirësi në frymëmarrje.

“Ishte 18, 19 dhe 20 mars kur djali kishte temperaturë. Unë u zgjova njërën nga këto net në mes të natës dhe nuk merrja dot frymë. Kisha një dhimbje në kraharor. U tremba shumë. Mendova se do të shkojmë në spital, por çfarë do të bëjmë më pas? Kjo është pa dyshim gjëja më e frikshme që kam përjetuar në jetë”, tregoi Pink.

Pas shërimit të saj ajo vendosi të dhurojë 1 milion dollarë për lehtësimin e koronavirusit. Pink falënderoi të gjithë mjekët që janë në vijën e parë të kësaj beteje.