“Pjeshkat” e TV, që ndodhen gjithmonë ku ka një vrasje (FOTO)

“Pjeshkat” e TV, që ndodhen gjithmonë ku ka një vrasje (FOTO)

Showbiz nëntor 08, 2019 - 22:04
Detajet

Atentati i rëndë kundër prokurorit Ndoja në Shkozet, nuk e theu rregullin e artë të vajzave të ekraneve shqiptare: Kudo që ka një krim ndodhet edhe njëra prej tyre!

Këtë herë prokuroria thirri Kejvina Kthellën, si një e njohur e ngushtë e të dyshuarit si atentator Redian Rraja, transmeton Klan Kosova.

Por ish velina e shout humoristik, tashmë të mbyllur, “Xing me Ermalin”, nuk është e vetmja e një aradhe ku shkëlqejnë Inis Gjoni, Suada Sherifi, Treisi Seidini, Elvana Gjata, Viola Spiro e shumë të tjera.

Në fakt, ndryshe nga sa u tha në rastin e këngëtares Elvana Gjata, ato nuk janë sebepi i konflikteve.

Por, ndonëse thënia e vjetër “Cherchez la femme” nuk ka vend në historitë shqiptare, fakti është se vajzat e ekranit, këngëtaret, modelet gjenden gjithmonë pas një mashkulli me shumë para, dhe sidomos dikujt që këto të ardhura i burojnë nga bota e errët e nëntokës. Duket sikur në këmbim të gjinjve të fryrë, buzëve të mbushura, vitheve topolake, ato kërkojnë euro pa hesap, vetura kabrio, çanta të shtrenjta dhe pushime superluksoze.

Dhe e gjitha kjo me riskun që një ditë do të gjenden pranë skenës makabre të një krimi, do të derdhin lotë të penduara, do të zhduken disa kohë nga sytë e publikut, për t’u rishfaqur më pas në krah të një tipi të ngjashëm dhe për të nisur nga e para një spirale marramendëse të cilës i dihet fundi.

Po t’i shohësh një e nga një këto histori, duket sikur ato i përdorin talentet, hiret, daljet e tyre në TV, vetëm për të arritur kulmin e karrierës, rënien në krahët e një banditi. Por pas një “Dolce vita” të shkurtër, përfundojnë të bëhen pjesë e një skene krimi. Ja disa nga historitë e secilës prej tyre që çuditërisht ngjasojnë në mënyrë të tmerrshme të lidhura nga seksi, paraja dhe gjaku.

Image

Viola Spiro dhe Valentin Selaj

Prezantuesja e sportit, Viola Spiro ka qenë në qendër të vëmendjes në lajmet rozë, përsa i përket jetës së saj private. Viola është munduar gjithmonë të fsheh lidhjen e saj disa vjeçare me Valentin Selaj, por ajo shpertheu pas ndalimit të tij në Holandë. Gazeta italiane “La Nazione”, që publikoi arrestimin e tij në Firence, duke e etiketuar “Zoti i drogës” dhe kreun e një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga ShBA-të në Firenze, nëpërmjet Hollandës.”

“Gjithmonë persona të tillë, kanë në krah vajza bukuroshe”, thuhej ndër të tjera në shkrimin e medias italiane. Valentin Selaj, i cili u arrestua në nëntor të vitit 2017 nga policia holandeze, pas daljes nga qelia e paraburgimit, ku qëndroi rreth 20 javë, u la në gjendje të lirë në fillim të muajit prill. Ata e rifilluan lidhjen me kthimin e tij, madje janë fotografuar edhe duke festuar kthimin e tij në Tiranë.

Jeta e tyre ishte e mbushur me makina dhe pushime luksoze. E pas gjithë problemeve që kaluan, mendohej se çdo gjë mes tyre ishte zyrtare, por mesa duket gjërat mes tyre nuk paskan shkuar aq mirë kohët e fundit. Miqtë e moderatores së emisioneve sportive rrëfyen se Viola i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj, ndërkohë që ka nisur një lidhje të re.

Image

Elvana Gjata dhe Ervin Mata

Në mbrëmjen e 4 tetorit të vitit të shkuar, këngëtarja u përfshi në një sherr me armë mes të dashurit të saj Ervin Mata dhe një grupi rival, në krye të të cilit qëndronte Ervis Martini. Masakra që përfundoi me një të vdekur, qe mënyra më e keqe e mundshme për ta bërë publik emrin e “të fejuarit” të saj, që diva 31-vjeçare e ruante me fanatizëm. Të gjithë fansit e saj e kanë të ngulitur në memorie shkurtin e këtij viti kur ajo foli për herë të parë për dashurinë e saj, në emisionin e Ermal Mamaqit: ‘Zoti është treguar shumë i mirë me mua…”. Me siguri, këngëtarja që ishte ndarë nga Flori Mumajesi në 2016, duke e këmbyer në muzikë me Piro Çakon dhe në zemrën e saj me Ervin Matën, kishte të gjitha të drejtat e botës të besonte se perënditë po kujdeseshin për të.

Lidhja e re e dashurisë i kishte hapur të gjitha portat. Ajo shpalli largimin drejt Amerikës për të nisur një karrierë ndërkombëtare, herë pas here postonte në rrjetet sociale foto me këngëtarë të famshëm të botës dhe habiste fansat e saj me postime nga jeta luksoze. Mediat raportonin: “Në hotelin ‘’Shangri-La” të Parisit, Elvana ashtu si Beyonce ka rezervuar suitën në katin më te lartë të tij, pamja e së cilës e bën gati të prekshme kullën Eiffel. Në hotelin në fjalë çmimi për një natë kap shifrën e 19,000 dollarë, që nënkupton se është destinacioni i preferuar i pasanikëve nga e gjithë bota”.

Edhe kur u rikthye në Tiranë, pompa e paraqitjeve të saj, qe në lartësinë e pasurisë së njeriut të saj të zemrës, Ervinit. Ai i kishte hapur biznesin e fustaneve “Altar” dhe i bënte dhuratë fundjava dashurie që nuk kushtonin më pak se 30 mijë euro. Sikur mos mjaftonin postimet në instagram për unazën e fejesës me diamante dhe pritshmërinë me albumin e rrallë që do nxirrte në treg pas endjeve nëpër botë, Elvana organizoi një festë madhështore- koncert për 31 vjetorin e saj ku ishte grumbulluar pa përjashtim e gjithë bota e showbizit shqiptar. Bosë të mediave, futbollistë, aktorë, këngëtarë, gazetarë, politikane dhe bashkëshortë të tyre.

Duke kaluar tashmë të 30-at, Elvana Gjata nuk qe më ajo vajza e ndrojtur, që ishte çapitur një ditë rastësisht drejt NRG Radio, ku kish njohur Flor Mumajesin, ku kishte siguruar disa dalje në Zonë e Lirë të Arian Çanit, që e bënin po aq të njohur në publik, sa edhe aftësitë e saj vokale. Ajo tashmë qe një divë e vërtetë. Tirana artistike dhe jo vetëm ishte nën këmbët e saj.

Zoti i kishte falur një zë të bekuar dhe një pamje për ta pasur zili, ndërsa i dashuri i saj milionat e nevojshme që askush s’i fiton dot me punë, për ta maksimalizuar suksesin që i siguronin ato.

Prandaj vetëm 7 muaj më parë ajo deklaronte tek Ermal Mamaqi: ”Zoti është treguar shumë i mirë me mua…”. Por ata deshën që pas zgjedhjes së saj të lumtur, ajo të përmendej për herë të parë në sfondin e një masakre me vrasje dhe plagosje që e shndërroi atë nga personazh të kronikës rozë në një kliente të kronikës së zezë.

Image

Trejsi Sejdini dhe Leonard Duka

Ish-Miss Universe Albania, Trejsi Sejdini u gjend në qendër të vëmendjes mediatike, pas arrestimit të të fejuarin e saj, Leonard Dukës, i cilia akuzohej se ishte pjesë e planit të bërë në lokalin e tij, për të vrarë ish policin Santiago Malko. Edhe Trejsi, e cila u gjet në shtratin e të dashurit kur policia shkoi ta merrte këtë të fundit, nuk i shpëtoi thirrjes për dëshmi nga prokuroria.

“Në lidhje me këtë ngjarje është pyetur si person që ka dijeni për veprën penale, shtetasja Trejsi Sejdini, e cila është e dashura e shtetasit Leonard Duka, dhe u gjet në banesën e tij, në kohën që kanë shkuar punonjësit e policisë. Ajo ka shpjeguar veprimet e kryera prej saj gjatë asaj dite dhe faktin që ka folur në telefon me Leonard Duken, të cilin e njihte prej dy vitesh, pasi ishte i fejuari i saj. Kur ka shkuar në banesën e tij ka parë se aty ishin tre persona bashkë me Leonardin.

Sa ka hyrë në banesë ka shkuar për të fjetur në dhomë me Leonardin pasi ishte e lodhur. Në mëngjes rreth orës 08:00 ka qenë në gjumë, nuk e ka ndjerë Leonardin kur është ngritur, po ai i ka thënë të ngrihej se kishte ardhur policia për kontroll. Ajo nuk kishte dijeni në lidhje me fishekët e gjetur në banesën e Leonardit dhe armën e zjarrit të gjetur jashtë pallatit dhe sende të tjera, thuhet në dosjen e Prokurorisë dhe në njoftimin që shpërndanë mediat me këtë rast.

Por përpara se ti vinin ‘hallet”, përpara se të postonte në rrjetet sociale vargjet e këngës “s’kemi me u pa mo bashkë”, Trejsi kalonte një jetë mes dhuratave prrallore. Ajo ka postuar në faqen e saj disa foto në krah të një Benz, GLE V8 biturbo, që kap një vlerë rreth 100 mijë euro, të cilën ai ia kishte bërë dhuratë disa kohë më parë të dashurës së tij. Ajo tashmë është sekuestruar si pjesë e pasurive të Leonard Dukës, shkruan Lapsi.al.