Epidemiologu Mehmeti tregon si transmetohet hantavirusi

Epidemiologu Mehmeti tregon si transmetohet hantavirusi

Shëndetësi May 11, 2026 - 13:01

Epidemiologu Ilir Ali Mehmeti shpjegoi në mënyrë të detajuar natyrën e hantavirusit dhe ndikimin e tij, sidomos në Shqipëri.

Sipas tij, hantavirusi nuk është një virus i ri, por një grup familjesh që përfshin mbi 20 viruse të ndryshme.

“Nga pikëpamja jonë, virusi është një grup familjesh, është një grup mbi 20 viruse të ndryshme. Ne Hantanin vetë, virusin e Hantanit e njohim që prej viteve ’50, pra në luftën e Koresë atje në zonën e Hantanit, se prandaj mori emrin virusi i Hantanit. U sëmurën mijëra ushtarë amerikanë, se ishte lufta dhe më pas u zbulua që kjo vinte si rrjedhojë e këtij kontakti me minj dhe me produkte të minjve, feçe, urinë, pështymë e të tjera. Pra, në kushte lufte, në kushte kazermash, kushte higjiene të dobët e me radhë, ku u shfaq për herë të parë ky virus që e pamë ne në numra masivë. Më pas ne i vumë emrin që është dhe ky rasti i kësaj anijes. Domethënë i vumë emrin virusi i Andeve, sepse nga vargmalet e Andeve u zbulua. Pastaj kemi në Ballkan, kemi virusin e Beogradit, kështu e quajmë ne këtu. Ky është virusi i Beogradit, e quajmë në zonën e Evropës Qendrore, virusi Pumala e me radhë. Pra, janë shumë viruse të tilla”, tha mjeku.

Duke folur për mënyrën e transmetimit, Mehmeti theksoi se infektimi ndodh kryesisht përmes kontaktit me minjtë dhe produktet e tyre, dhe jo nga njeriu tek njeriu. Sipas tij, rreziku më i madh vjen nga aerosolizimi i grimcave në ajër në ambiente të ndotura, veçanërisht në zona me ndërtime të vjetra, kantierë apo hapësira ku ka prani minjsh.

“Problemi është nxjerrja në ajër e këtyre grimcave, që më pas thithen nga njeriu”, u shpreh ai, duke rekomanduar përdorimin e maskave në ambiente të rrezikshme dhe kujdes të shtuar gjatë pastrimit.

Ai theksoi gjithashtu se virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu dhe se rreziku lidhet kryesisht me kontaktin direkt me mjedise të ndotura nga minjtë, kryesisht në kushte profesionale ose zona me higjienë të dobët.

ashtu, mjeku solli në vëmendje se virusi nuk dallon nga një virus i zakonshëm.

“Paniku ka ardhur për shkak se ka pasur disa humbje jete? Patjetër, patjetër. Po dhe nga gripi humbet jeta, e vërtetë. Dakord. Kështu që çdo lloj sëmundje infektive në fund fare të ditës janë komplikacionet ato që bëhen problem”, tha mjeku. /rtsh