Shqelma e grushte ndërmjet dy grupeve të të rinjve në Prishtinë (Video)

Kuriozitete korrik 12, 2016 - 14:28

Në një video të ardhur në adresë të Telegrafit shihen disa të rinj të cilët shkëmbejnë shqelma dhe grushte.

Siç ka bërë të ditur lexuesi në fjalë, bëhet fjalë për një kacafytje të ndodhur rreth mesditës së sotme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Megjithatë, ndonëse mund të supozohet se mund të ketë ardhur për çështje komunikacioni, nuk është e qartë se për çfarë në të vërtetë kishte ardhur deri tek kacafytja.