Shpenzon 30 mijë funta për të mos paguar gjobën prej 100 funtash

Shpenzon 30 mijë funta për të mos paguar gjobën prej 100 funtash

Kuriozitete shtator 10, 2019 - 19:49
Detajet

Richard Keedwell, 71 vjeç, kishte hapur procedurë gjyqësore kur në vitin 2016 u gjobit me 100 funta për tejkalim të shpejtësisë.

Një inxhinier i pensionuar në Britani ka shpenzuar 30.000 funta për tre vjet në luftën e tij ligjore për të mos paguar një gjobë prej 100 funtash me të cilën ishte dënuar për tejkalim të shpejtësisë në komunikacion.

Sipas BBC, Richard Keedwell, 71 vjeç, kishte hapur procedurë gjyqësore kur në vitin 2016 u gjobit me 100 funta për ngasje të makinës me shpejtësi prej 56 kilometrash në orë në një rrugë në Worcester ku shpejtësia e lejuar ishte 48 kilometra në orë.

Në gjykatë, Keedwell kishte kërkuar ndihmën e një eksperti të videove dhe elektronikës i cili kishte thënë se kamera mund të ketë perceptuar shpejtësinë e ndonjë automjeti tjetër në shpejtësi apo mund të ketë qenë e prishur.

Megjithatë, Keedwell kishte humbur rastin, ndërsa edhe ankimimi i tij muajin e kaluar rezultoi i pasuksesshëm.

Keedwell ka thënë se paguar rreth 21.000 funta për avokatë dhe 7.000 të tjera për udhëtime dhe shpenzimet e gjykatës.

Ai është shprehur se ka menduar që procesi gjyqësor në këtë mënyrë do të përfundonte më shpejtë dhe se paratë që ka harxhuar kanë qenë trashëgimi për djemtë e tij, duke shtuar se ndihet i penduar që ka shpenzuar kaq shumë të holla.