Mallkimi i Faraonit: E nxjerrin nga varri, njerëzit tani frikësohen për jetët e tyre

Mallkimi i Faraonit: E nxjerrin nga varri, njerëzit tani frikësohen për jetët e tyre

Kuriozitete July 20, 2019 - 21:43
Lexoni detajet

22 persona që kishin marrë pjesë në hapjen e varrit të faraonit Tutankamon kanë vdekur në rrethana të dyshimta. Që nga viti 1930 kanë vdekur 22 persona të cilët kishin qenë pjesëmarrës gjatë hapjes së katakombës të Tutankamonit. Arkeologët dhe anëtarët e familjarëve, kanë vdekur në fatkeqësi të rënda apo sëmundje të pashërueshme.

Mbi sarkofagun e tij kishte të shkruar: “Vdekja do ti gjej të gjithë ata të cilët e pengojnë ëndrrën e faraonit”, mirëpo askujt nuk i kishte bërë përshtypje kjo punë. Mirëpo, gjatë muaj pas hapjses së katakombës menjëherë kanë vdeku 12 persona nga ekspedita ku më vitin 1922 e kishin zbuluar katakombën e Tutankamonit, menjëherë pas kësaj kishin filluar thashethemet mbi mallkimin e faraonit.

Dy muaj pas pas hapjes së katakombës kishte ndërruar jetë edhe finansuesi i ekspeditës Lord Karnarvon. Një ditë pas vdekjes së tij, Xhorxh Gold miku i tij i ngusht viziton katakombën, menjëherë pas vizitës fiton temperaturë dhe ethe të mëdha nga ku ndërron jetë. Deri më vitin 1930 kanë vdekur 22 persona.

Gjithsesi ekspertët kanë paralajmëruar se rastet e vdekjeve nuk kanë qenë të lidhura mes vete. Me këtë janë munduar të argumentojë se personi që i pari kishe zbuluar katakombën, Hauard Karter kishte vdekur nga vdekje natyrale, 17 vjet pas zbulimit të tij të madh. Gjithsesi frika nga mallkimi i faraonëve përsësri ishte përhapur pasi që ekspertët kësaj radhe kishin lëvizur sarkofagun e Tutuankamonit deri në katakombën e tij.

“Trupi” e kanë dorëzuar në muze, “për herë të parë të reigjenerohet pas zbulimit të tij” – kishte deklaruar aso kohe ekperti Eisa Zidan.

Pritet që sarkofagu dhe gjithçka e vlershme brenda tij ti dorëzohen muzeut të Egjiptit në apeësi të Piramidave në Giza.

Kur arkeologu britanez, ahuard Karter me ekipin e tij, në vitin 1923 kishin hyrë në dhomën e fundit të katakombës së Faraonit Tutuankamon, kishin gjetur pasuri të madhe të shpërndarë në tre sarkofagë. Sarkofagu i fundit ishte i punuar nga 110 kg ari të pastër që ishte i mbuluar edhe trupi i Tutankamonit./Alsat