Vendet më të rrezikshme në botë, kështu qëndron puna me Kosovën

Vendet më të rrezikshme në botë, kështu qëndron puna me Kosovën

Kuriozitete nëntor 15, 2018 - 23:57
Lexo Detajet

Turistët janë paralajmëruar se do të jenë në rrezik nëse do të vizitojnë një numër të madh të vendeve në kontinentin e Afrikës, Azisë dhe Amerikës së Jugut.

Ndër fushat e përfshira në “Hartën e Rrezikut” për vitin 2019 janë Turqia, Tajlanda, Indonezia dhe Republika Domenikane.

Harta, botuar nga “International SOS”, shqyrton të gjitha rreziqet me të cilat përballen turistët duke filluar nga siguria mjekësore për në siguri rrugore.

Gjithashtu, zonat aktive të luftës – përfshirë Afganistanin, Somalinë dhe Libinë – janë ndër vendet më të rrezikshme në botë.

Megjithatë, vendet si Kosova dhe Shqipëria konsiderohen si të sigurta për t’u vizituar, sipas International SOS.