Testi i ADN-së bashkon vëllanë e motrën të ndarë para 34 vjetësh

Testi i ADN-së bashkon vëllanë e motrën të ndarë para 34 vjetësh

Kuriozitete shtator 22, 2018 - 16:11
Lexo detajet

Vëlla e motër të ndarë dhe të braktisur nga prindërit në Korenë e Jugut kur ata ishin katër vjeç, janë bashkuar me njëri-tjetrin përmes testit të ADN-së.

Justin Kragt dhe Renee Alanko u braktisën nga prindërit në Seul gjatë vitit 1984.

Kragt ishte adoptuar nga një familje në Oregon të Amerikës, derisa motra ishte adoptuar dhe rritur në Kalifornia. Ata jetonin vetëm 600 milje larg njëri-tjetri dhe nuk e dinin për ekzistencën e tyre.

Gjithçka ndryshoi kur Alanko bëri testin e ADN-së përmes 23andMe.

Kragt gjithashtu bëri testin në vitin 2014, me shpresën se do të gjente ndonjë të afërm, por pranoi një letër në të cilën thuhej se ADN-ja e tij ishte përputhur me një tjetër.

Gjithmonë kishte menduar se ishte braktisur për shkak se ishte me nevoja të veçanta dhe problemeve me zemër.