Momenti kur policët shpëtojnë dhëndrin dhe nusen nga përmbytja ditën e dasmës

Momenti kur policët shpëtojnë dhëndrin dhe nusen nga përmbytja ditën e dasmës

Kuriozitete gusht 13, 2018 - 21:04
Lexoni më shumë detaje

Një çift nga New Jersey patën më shumë se fat në ditën e tyre të dasmës, pasi përmbytjet 'gllabëruan' pjesën veriore të shtetit, duke i lënë ata të bllokuar në makinën e tyre.

Video mahnitëse tregon nusen e veshur me fustan të bardhë, e cila  zvarritet nga dritarja e një makine të zezë që është zhytur në disa metra në ujë.

Departamenti i Policisë së Bogota-s ka postuar videon e shpëtimit të shtunën, duke i uruar çiftit një jetë me 'dashuri dhe aventurë' pas fillimit marramendës së martesës së tyre.

Video tregon se makina e dasmës mbeti në mes të rrugës në ujërat e përmbytjeve që kishin arritur në mes të rrugës deri në skarë të makinës.

Zyrtarët duhej të përdorin një Humvee të policisë për të arritur deri tek grupi i të izoluarve dhe iu desh të ngjiteshin në çatinë e makinës.

Një nga policët u përplas me dy makina për t'i dhënë nuses një dorë ndërsa ajo përpiqej të dilte nga makina me fustanin e saj të dasmës.

Çifti nuk është identifikuar, por departamenti i policisë tregoi se ata arritën ta bënin dasmën gjithsesi.

"Ne shpresojmë që nusja dhe dhëndri të kenë një ditë të mrekullueshme martese dhe ne nuk dëshirojmë gjë tjetër veçse më të mirën për ta," shkroi departamenti në Facebook.

Qindra komentues vlerësuan oficerët për përpjekjet e tyre të shpëtimit dhe e sigurojnë çiftin se shiu në ditën e dasmës njihet si ogur i mbarë.