''Louis Vuitton'' nxjerr në shitje çantë me flamurin shqiptar

''Louis Vuitton'' nxjerr në shitje çantë me flamurin shqiptar

Kuriozitete korrik 17, 2018 - 09:09
Lexo për më shumë detaje

Shqiponja dhe flamuri kuqezi janë bërë të famshëm anembanë botës këtë Botëror,përcjell “Zeri.info”

Që pas gjestit patriotik të futbollistëve me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në ndeshjen me Serbinë, duke vazhduar edhe këngëtarja me famë botërore Era Istrefi për veshjen e të cilës është përkujdesur firma eminente “Louis Vuitton”, shqiponja tashmë ka filluar të njihet kudo, transmeton”Zeri.info”.

Madje nuk do t’ju besohet kur të shihni se një çantë që mban emrin e njohur të markës “Louis Vuitton”, ka të stampuar flamurin kuqezi,transmeton “Zeri.info

Fotot e çantës janë publikuar nga një dyqan veshjesh online me emrin “FarFetch” dhe ajo kushton plot 7264 euro.

Kjo çantë e prodhuar në Francë është lëkurë dhe ka të dizajnuar logon e shqiponjës dy krenare në qendër/ZERI/.

Image