Arrestohet nusja gjatë rrugës për në dasmë

Arrestohet nusja gjatë rrugës për në dasmë

Kuriozitete mars 13, 2018 - 20:57
Lexo detajet nga kjo ngjarje

Në Arizona të SHBA-së u arrestua një grua teksa po shkonte në dasmën e saj.

32-vjeçarja Amber Young u përfshi në një aksident trafiku pasi po e ngiste veturën nën ndikim të alkoolit.

E veshur me fustan të bardhë, ajo u  fotografua me duart e lidhura dhe duke u dërguar në stacionin policor, ku nënshkroi një dokument që e detyron të lajmërohet më vonë në gjykatë dhe iu lirua të fejuarit të saj.

Nuk dihet nëse më pas u realizua dasma e tyre.

Image