9-vjeçari nga Kosova me aftësi të jashtëzakonshme
Kuriozitete
March 13, 2018 - 12:46
Ja sa është niveli i inteligjencës së tij
Është vetëm 9-vjeç dhe të gjitha detyrat i duken shumë të lehta.
Madje atij nuk i majftojnë leksionet që i merr në shkollë.
Në shkollë thonë se 9-vjeçari Andin Shala nga Barileva çdo herë ka kërkesa të tjera për mësim, madje edhe për literaturë e cila nuk i përgjigjet moshës së tij.
Andini thotë se më së shumti i pëlqen të lexoj libra të cilat kanë të bëjnë me astronomi.
Ai kur ishte në klasën e tretë kishte bërë testin e inteligjencës, test ky që në atë kohë u organizua nga “Atom” dhe është vërejtur se ai ka IQ 125.
Psikologët i kishin sugjeruar që ky fëmijë të kalojë nga klasa e tretë në të tetën, por një gjë të tillë nuk e kishin pranuar prindërit e Andinit.