Ky është gazetari i ‘Financial Times’ trupi i të cilit është gëlltitur nga një krokodil (Foto)
Trupi i një gazetari britanik që besohet të jetë vrarë nga një krokodil është gjetur sot në Sri Lanka.
Policia e Sri Lankës tha se trupi i 24-vjeçarit Paul McClean, i cili ka punuar për “Financial Times”, është gjetur një ditë pasi u pa duke u zvarritur në një lagunë nga një krodokil, raportoi “The Guardian”, tranmseton Periskopi.
James Lamont, redaktor menaxhues i ‘FT’, tha: “Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe të dashurit e tij. Ne jemi në kontakt me ta, duke bërë gjithçka që mundemi për të ndihmuar gjatë kësaj kohe të vështirë”.
Lamont e përshkroi McClean-in si “një gazetar i talentuar, energjik dhe i përkushtuar i në punë”.
Disa banorë vendas e kanë gjetur trupin e McClean në baltën e një lagune në fshatin bregdetar të Panamasë, 225 milje (360 km) në lindje të kryeqytetit, Colombo.
“Kishte gjashtë ose shtatë plagë në këmbën e tij të djathtë”, tha një zyrtar i policisë për agjencinë e lajmeve “Agence France-Presse”.
McClean ishte në pushime në Sri Lanka me miqtë. Dëshmitarët u thanë gazetarëve se ai ishte larguar për të gjetur një tualet kur ai hyri në një zonë që ishte i mbuluar me krokodila.
Fawas Lafeer, pronari i ‘Safa Surf School’, që ndodhet në bregdetin nga ku ka ndodhur incidenti, tha se dëshmitarët panë një krokodil i cili kishte tërhequr zvarrë McClean. Ai tha: “Ai shkoi në xhungël, rreth 800 metra. Ai po pastronte duart kur krokodili e mori papritur”.
Një mike e tij, e cila kërkoi të mos i përmendet emri, e përshkroi McCleanin – të cilin e takoi në universitet – si “shumë të buzëqeshur dhe të zgjuar”. Ajo deklaroi për “The Guardian”: “Ai ishte një person jashtëzakonisht i bukur dhe i vëmendshëm”.
Ajo shtoi: “Ai ishte thjesht një qenie njerëzore shumë e mirë”.