Këto janë plazhet më të mira në botë (Video)
Në fakt, plazhet më të mirë në botë, nuk janë të tilla siç i imagjinojmë, transmeton lajmi.net
Ata janë shumë të ndryshëm dhe të bukur, sikurse do lexoni më poshtë:
Plazhi i shkretëtirës- ky plazh gjendet në Brazil. Në shtator, është koha më e mirë për të parë edhe peshqit derisa notojnë.
Plazhi i gjelbër: Do të mendoni se ky plazh në Hauai është i mbushur me alga, por e vërteta është se ngjyra e këtij plazhi vjen si shkak i një vullkani që ka qenë shumë më herët në këtë pjesë. Janë vetëm katër plazhe të tilla në të gjithë botën.
Plazhi me ujë të ngrohtë: Harrojeni xhakuzin. Imagjinojeni një plazh të tërë me ujë të nxehtë. Zelanda e Re është vendi i cili përmban këtë ujë. Asnjë vend në botë nuk i afrohet për nga ajo që ofron ky plazh.
Plazhi me ngjyra të ndezura: Imagjinojeni një natë nën qiellin me yje, pranë këtij plazhi të ndriçuar. Maldivia jep pamjen spektakulare.
Plazhi i fshehur: Bukuria e këtij plazhi përmban një histori të trishtë. Si shkak i një shpërthimi të bombës, si provë në këtë vend, është bërë ky plazh.