Orkestra Simfonike e Korçës vjen për herë të parë në Prishtinë
Kultura
October 07, 2026 - 15:01
Orkestra Simfonike e Korçës do të performojë për herë të parë në Prishtinë, duke sjellë një mbrëmje që ndërthur muzikën shqiptare me repertorin klasik botëror.
Koncerti do të mbahet nesër, më 8 tetor 2026, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.
Nën drejtimin e dirigjentit Petrika Afezolli, orkestra do të interpretojë vepra të kompozitorëve shqiptarë Çesk Zadeja, Thoma Gaqi dhe Feim Ibrahimi, krahas kryeveprave të Mozartit, Dvoëákut, Mascagnit dhe Brahmsit.

Koncerti vjen në kuadër të bashkëpunimit kulturor e muzikor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke sjellë në skenën e Prishtinës artistët e Orkestrës Simfonike të Korçës. /kultplus