“Neighbours - From Motherland” bashkon artistët e Kosovës dhe Shqipërisë

“Neighbours - From Motherland” bashkon artistët e Kosovës dhe Shqipërisë

Kultura September 30, 2026 - 18:57

Baleti Kombëtar i Kosovës, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, do të prezantojë shfaqjen “Neighbours - From Motherland”, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit, Tiranë 2026.

Vepra koreografike është krijuar nga Brigel Gjoka dhe Rauf “RubberLegz” Yasi, ndërsa muzika është realizuar nga Rusan Filiztek. Në shfaqje marrin pjesë artistë të dy trupave, të cilët përmes lëvizjes dhe trupit trajtojnë përvojat dhe lidhjet që bashkojnë Kosovën dhe Shqipërinë.

Shfaqja do të prezantohet për herë të parë në Tiranë, më 3 dhe 4 tetor, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke filluar nga ora 20:00.

Pas prezantimit në Tiranë, “Neighbours - From Motherland” do të shfaqet edhe në Prishtinë, më 7 tetor, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në orën 20:00.

Ky bashkëpunim artistik sjell në skenë artistë nga Kosova dhe Shqipëria dhe është pjesë e programit të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit, Tiranë 2026.