Xhirimi i videoklipit të Don Xhonit në “Makedonium” në Krushevë ngjall debat, reagon Ministria e Kulturës

Xhirimi i videoklipit të Don Xhonit në “Makedonium” në Krushevë ngjall debat, reagon Ministria e Kulturës

Kultura September 30, 2026 - 12:56

Xhirimi i videoklipit të reperit nga Kosova, Don Xhoni, në monumentin "Mekedonium" në Krushevë ka nxitur debat të madh në rrjetet sociale.

Shumë komentues maqedonas e kanë quajtur ofendues veprimin që një objekt i tillë historik të jepet me qira për xhirimin e videoklipeve, duke mos kursyer as ofendimet në drejtim të reperit dhe produksionit që e ka menaxhuar videoklipin.

Për këtë rast reaguan sot edhe nga Ministria e Kulturës.

Ministri Sedat Sulejmani tha se drejtorët duhet të jenë të kujdesshëm kur japin objekte me qira dhe duhet të dinë se çfarë programesh do të mbahen dhe me çfarë përmbajtjeje.

“Unë, si ministër i Kulturës dhe Turizmit, gjegjësisht ne si Ministri jemi përgjegjës për mbrojtjen e të gjithë artistëve dhe të gjithë punonjësve të kulturës. Kemi një rast para nesh që është vërtet i ndjeshëm, por do të shohim me shërbimet ligjore se si mund të veprojmë më tej ose me ndonjë ndryshim ligjor, sepse në këtë moment ekziston e drejta ligjore për qira, por drejtorët duhet të jenë të kujdesshëm kur japin objekte me qira, duhet të dinë se çfarë programesh do të mbahen dhe me çfarë përmbajtjeje. Problemi është i ri, është xhiruar më parë, ndërsa unë ende nuk kam informacion të detajuar dhe jemi në proces të zgjidhjes së problemit. Do të sigurojë informacione shtesë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas, u përgjigj ministri Sulejmani në pyetjen e gazetarëve.

“Makedoniumi”, e cila është një trashëgimi kulturore e mbrojtur e shtetit, thuhet se për një shumë prej 500 eurosh iu dha produksionit të reperit nga Kosova, Don Xhoni, për xhirimet e pjesëve të videoklipit të këngës së tij “Seksi Mama”.