Miratohet plani i menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës

Miratohet plani i menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës

Kultura June 08, 2026 - 13:37

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar për miratimin e planit të menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës.

“Është miratuar Plani i Menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës, dokumenti që përcakton mekanizmat dhe masat për mbrojtjen e vlerave historike, arkitektonike dhe të peizazhit kulturor të saj, duke siguruar që trashëgimia të mbetet pjesë aktive e jetës së komunitetit dhe një shtyllë e zhvillimit lokal”, ka shkruar ajo në Facebook.

Bogujevci ka thënë se ky plan mundëson krijimin e bazës së mirëmbajtjes, aktivizimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të trashëgimisë së saj.

“Turizmi kulturor zhvillohet si rezultat i ruajtjes së këtyre vlerave dhe jo në dëm të tyre”, vazhdon Bogujevci.