Kori i TKOBAP-it këndon shqip në Itali, mes koreve të njohura evropiane
Kultura
June 07, 2026 - 13:12
Në kuadër të edicionit të 36-të të Festivalit të Kantos në Savigliano, Itali, Kori i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, solli për publikun italian perlat e muzikës shqiptare, duke përfaqësuar me dinjitet kulturën dhe traditën tonë muzikore.
Në këtë festival, ku morën pjesë kore të njohura nga Roma, Milano dhe Torino, artistët e TKOBAP-it u pritën me entuziazëm nga publiku, duke përcjellë përmes tingujve të gjuhës shqipe identitetin dhe pasurinë e muzikës sonë kombëtare.
Mbrëmja u përmbyll me interpretimin e përbashkët të “Va, pensiero”, duke krijuar një moment të veçantë bashkimi artistik mes pjesëmarrësve, ndërsa Kori i TKOBAP-it do të kthehet sërish në skenë sonte dhe nesër. /atsh