Edicioni i tretë i “Peja Outdoor Festival” nga 11–14 qershor, publikohet agjenda

Edicioni i tretë i “Peja Outdoor Festival” nga 11–14 qershor, publikohet agjenda

Kultura May 26, 2026 - 10:54

Organizatorët e “Peja Outdoor Festival” kanë bërë të ditur se agjenda e plotë e festivalit tashmë është publikuar, ndërsa regjistrimet për aktivitetet janë hapur zyrtarisht.

Sipas njoftimit, qytetarët dhe vizitorët mund të hyjnë në uebfaqen zyrtare të festivalit për të shfletuar programin e detajuar dhe për të rezervuar vendin në aktivitetet e preferuara.

Festivalit pritet të mbahet më 11–14 qershor, ndërsa organizatorët kanë prezantuar edhe aktivitetet e planifikuara në kuadër të edicionit të tretë, duke përfshirë ecje malore, gara vrapimi, çiklizëm, ngjitje, speleologji, aktivitete rekreative dhe programe të tjera në natyrë.