“Kabare 1999” sonte në Teatrin e Gjilanit
Kultura
May 25, 2026 - 13:36
Sonte në orën 20:00, në Teatrin e Gjilanit, rikthehet shfaqja “Kabare 1999”, një produksion që sjell një atmosferë të veçantë me këngë, humor, ironi dhe emocione që ndërthuren mes nostalgjisë dhe realitetit.
Sipas njoftimit nga Teatri i Gjilanit shfaqja e cila zhvillohet në një format kabareje, trajton momente që duken festive, por që mbartin edhe reflektime të thella mbi jetën dhe shoqërinë, duke vendosur bashkë qeshjen dhe dhimbjen në të njëjtën skenë.
Me regji të Zana Hoxha, “Kabare 1999” është bashkëprodhim i “Artpolis” dhe Teatrit të Gjilanit.