Hapet ekspozita paralele Kosovë–Finlandë “E zor amendar – Fuqia brenda nesh”

Hapet ekspozita paralele Kosovë–Finlandë “E zor amendar – Fuqia brenda nesh”

Kultura May 21, 2026 - 15:54

Në Qendra Multikulturore KRAH në Prishtinë është hapur ekspozita ndërkombëtare dhe paralele “E zor amendar – Fuqia brenda nesh”, e cila po prezantohet njëkohësisht edhe në Muzeu Helinä Rautavaara.

Sipas organizatorëve, aktiviteti mblodhi përfaqësues institucionesh, organizata të shoqërisë civile, media dhe artistë, duke shënuar një moment të rëndësishëm të bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.

Përfaqësuesit e organizatës vlerësuan ekspozitën si një urë komunikimi kulturor dhe artistik mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit paralel të saj në Kosovë dhe Finlandë.

Njomza Uka Selimi nga VoRAE tha se ekspozita synon promovimin e historive dhe identitetit të komunitetit rom përmes artit dhe hapësirave kulturore që nxisin dialogun dhe reflektimin shoqëror.

Ndërkaq, artistja Fahrije Mehmeti u shpreh se përmes pikturave të saj paraqet historitë, sukseset dhe sfidat e grave rome, si dhe forcën që ato mbajnë brenda vetes.

Sipas saj, veshjet tradicionale të paraqitura në portrete përfaqësojnë një element të rëndësishëm të identitetit rom dhe ruhen si trashëgimi kulturore që e veçon komunitetin.

Ekspozita “E zor amendar – Fuqia brenda nesh” synon të sjellë në qendër përvojat, zërat dhe dinjitetin e grave dhe aktivistëve romë, duke sfiduar paragjykimet dhe promovuar dialogun ndërkulturor./Zëri