Ambasada e Francës uron regjisoren kosovare dhe ekipin e filmit “Dua” që fitoi çmim në Festivalin e Kanës: Sukses i madh

Ambasada e Francës uron regjisoren kosovare dhe ekipin e filmit “Dua” që fitoi çmim në Festivalin e Kanës: Sukses i madh

Kultura May 21, 2026 - 10:47

Ambasada e Francës në Kosovë e ka uruar regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin për suksesin e filmit “Dua”, i cili fitoi çmim në Festivalin e Kanës.

“Urime Blerta Basholli, regjisore dhe skenariste, & Nicole Borgeat, bashkë-skenariste, për suksesin e filmit DUA, i vlerësuar me SACD Award në edicionin e 65 të Semaine de la Critique – Cannes në Festivalin e Kanës”, thuhet në urimin e Ambasadës.

Ky vlerësohet si sukses i madh për kinematografinë kosovare.

“Urime gjithë ekipit të këtij koproduksioni kosovar-zviceran & francez. Një sukses i madh për kinematografinë kosovare. Ju lumtë!”, thuhet në urim.