Në Prishtinë jepet dokumentari për Nikolla Zoraqin, nderohet trashëgimia muzikore shqiptare

Në Prishtinë jepet dokumentari për Nikolla Zoraqin, nderohet trashëgimia muzikore shqiptare

Kultura April 30, 2026 - 09:54

Në kryeqytet është shfaqur mbrëmë dokumentari kushtuar kompozitorit të njohur Nikolla Zoraqi, duke sjellë në fokus vlerat e trashëgimisë muzikore shqiptare. Në premierën e filmit “Nikolla i zemrës së Tiranës”, realizim i regjisorit Mevlan Shanaj, morën pjesë artdashës, përfaqësues të kulturës dhe publiku i gjerë.

Ngjarja u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë dhe shënoi prezantimin e parë të këtij dokumentari për publikun në Prishtinë, duke rrëfyer jetën dhe kontributin e një prej figurave më të rëndësishme të muzikës shqiptare.Regjisori Shanaj e ka cilësuar Zoraqin si “Tchaikovsky i Shqipërisë”, duke vënë në pah rolin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e muzikës klasike në vend.

Ky aktivitet synon të afrojë më tej bashkëpunimin kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe të rikthejë në vëmendje personalitete që kanë lënë gjurmë të thella në identitetin artistik kombëtar. Dokumentari pritet të zgjojë interes të shtuar për historinë e muzikës dhe për veprën e çmuar të Zoraqit. /KultPlus

Image
Image