Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton premierën e re “Bletë” më 29 prill

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton premierën e re “Bletë” më 29 prill

Kultura April 21, 2026 - 21:49

Baleti Kombëtar i Kosovës po përgatit një premierë të veçantë me shfaqjen e re “Bletë”, me koreografi nga Clebio Oliveira dhe asistencë nga Lela Di Costanzo.

Trupa është në javën e tretë të provave intensive, dhe shfaqja po i afrohet finalizimit, duke premtuar një performancë magjike dhe të pasur me emocione për publikun.

Premiera do të zhvillohet më 29 prill 2026, duke shënuar fillimin e një sezoni të ri të Baletit Kombëtar të Kosovës me energji kreative dhe inovative.