Zbulohet në Lushnjë një ndërtesë e Antikitetit të Vonë
Në Kodrën e Pusit, pranë fshatit Murrizë të Lushnjës, arkeologët po zbulojnë gradualisht themelet e një ndërtese me përmasa të mëdha.
Ndërsa gërmimet vijojnë me intensitet, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bën të ditur se, të dhënat e deritanishme tregojnë se zona ka qenë e banuar në periudhën e Antikitetit të Vonë, duke sjellë informacione të vlefshme mbi zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të saj.Mendohet se gjetjet e bëra deri më tani, i përkasin një periudhe me kohështrirje nga periudha romake deri në antikitetin e vonë.
Gërmimet nën kujdesin e specialisteve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe MTKS, do të vijojnë për të zbuluar më shumë detaje rreth funksionit të godinës dhe kontekstit të saj kulturor.