Autori hungarez Laszlo Krasznahorkai, fitues i çmimit “Nobel për Letërsi”

Autori hungarez Laszlo Krasznahorkai, fitues i çmimit “Nobel për Letërsi”

Kultura October 09, 2025 - 13:57

Çmimi Nobel në letërsi për vitin 2025 i është dhënë autorit hungarez Laszlo Krasznahorkai.

Sipas Akademisë Suedeze, ky autor është përzgjedhur për “krijimtarinë e tij tërheqëse e vizionare, që në mes të terrorit apokaliptok riformon fuqinë e artit”.

Krasznahorkai është i njohur për romanet e tij melankolike, të cilat kanë fituar çmime të shumta, duke përfshirë çmimin Kombëtar të Librit për Letërsinë e përkthyer të vitit 2019 dhe çmimin ndërkombëtar “Man Booker” të vitit 2015, shkruan The Guardian, transmeton Zeri.info.

Disa nga veprat e tij, duke përfshirë romanet e tij “Satantango” dhe “Melankolia e Rezistencës”, janë adaptuar në filma artistikë.

Kujtojmë se ai shtë i lindur në Gyula të Hungarisë, në vitin 1954 dhe la gjurmë të pashlyeshme në letërsi.

Romandi debutues ishte “Satantango”, në vitin 1985, ku i bëri një jë portretizim i zymtë dhe magjepsës i një komuniteti rural në rënie.

Krasznahorkai konsiderohet si autor postmodern dhe njihet për fjalitë e tij të gjata. Po ashtu njihet edhe për temat të thella. /Zëri